Afrikano-amerikani i vdekur nga policia, trazira të dhunshme në SHBA... Trump: Do ndërhyjë ushtria

29 Maj 2020, 14:42

Edhe nata e tretë e protestave në qytetin Minneapolis, në shtetin e mes-perëndimit amerikan Minnesota, për vdekjen e një burri afrikano-amerikan që ishte ndaluar nga policia, u shndërrua në protesta të dhunshme.

Forcat e policisë, të cilat nga ana e tyre kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji me presion, janë përballur me zemërimin e mijëra njerëzve të cilët kanë djegur disa ndërtesa si dhe kanë goditur dhe shkatërruar disa makina të forcave të rendit, deri edhe duke i vënë zjarrin teksa nuk kanë munguar edhe bastisjet e disa dhjetra dyqaneve, ku në njërin prej tyre pronari hapi zjarr duke lënë të vdekur një person.George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan që vdiq nën këmbët e oficerit të policisë më 26 maj, u dyshua se lëvizte me mjet identifikimi të rremë. Efektivi i rendit e ndali atë me forcë duke i mbajtur gjurin në qafë për plot 8 minuta, pavarësisht thirrjeve lutëse të të ndaluarit se nuk mund të merrte dot frymë, gjë e cila sipas ekspertizës i shkaktoi atij vdekjen prej mbytjes.