Afrikë e Jugut/Gjuetia e pamundur: Pesë luanë ngjitur në qafë dhe këmbët e një xhirafe, mundohen ta bëjnë atë vaktin e tyre

1 Shkurt 2019, 17:52

Një skenë jo e zakontë është filmuar në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut. 

Xhirafat janë preja e preferuar e luanëve. Një kafshë e kësaj madhësie dhe mishi i shijshëm, janë një vakt i preferuar për ta. Por jo gjithmonë përpjekjet për ta patur xhirafën “në pjatë” janë të suksesshme.

Kjo skenë është filmuar në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut. Pesë luanë hipur në qafë dhe kapur pas këmbëve të një xhirafe, mundohen ta bëjnë atë të tyren. Përpjekjet ishin shumta, por pas pesë orësh luanët hoqën dorë prej saj.