'Agjenci sigurimesh, farmaci dhe bulmetore'/ 4 të rinjtë 7 vjedhje brenda natës në Tiranë, marrin lekët nga arkat dhe ikin me shpejtësi

18 Janar 2020, 14:39

TIRANE- Dy adoleshentë janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh brenda natës së djeshme në Tiranë. Në pranga kanë rënë I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë, K. S., 16 vjeç, banues në Kamëz ndërsa janë shpallur në kërkim K. S., 16 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë këta të rinj në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur përgjatë një nate një shumë parash në euro dhe lekë nga një agjenci sigurcionesh në Tiranë, si dhe kanë marrë para në disa njëri të ndryshme shërbimi.