Agjencia e Administrimit të pasurive të sekuestruara i kalon ministrisë së Brendshme, Lamallari: Synohet fuqizimi i kompetencave

14 Shkurt 2020, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2020-02-14 15:03:59

Këtë të premte në Komisionin  e Ekonomisë po diskutohet rreth projektligjit për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara që synon që Agjencia që i Administron nga ministria e Financave të kalojë në vartësi të ministrisë së Brendshme.

Ky projektligj është dërguar në Kuvend, gjithashtu projektligji për ndryshime në Kodin Penal dhe në kodin e Procedurës Penale. Projektligjet duhet t'i nënshtrohet punës në komisionet Parlamentare Komisionin e Ekonomisë, të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare po ligji për mënyrën e menaxhimit të pasurive të konfiskuara do të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar dhe duhet të miratohet javën e ardhshme në Parlament.