Agjencia e Barnave: Spitalet private nuk kanë certifikim për të bërë analizat mbi koronavirusin

31 Mars 2020, 17:42

TIRANE - Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private.