Agjencia e Parqeve nuk ndal punën për mirëmbajtjen e qytetit, drejtori: Mbjellim lule në çdo park për ardhjen e pranverës

4 Prill 2020, 12:13

Ndonëse njerëzit janë në periudhë vetëizolimi e po përjetojnë momente të vështira, lajmet pozitive që po marrim nga dita në ditë na bëjnë shpresëplotë se shumë shpejt do i rikthehemi normalitetit. E që qyteti të jetë më i bukur dhe më i pastër për rikthimin e vrullshëm po kujdeset  Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.