Agjencia europiane: Më pak drogë në kohë pandemie Covid

22 Shtator 2020, 18:18

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ka ndikuar në uljen e konsumimit dhe tregtisë së lëndëve narkotike, theksohet në Raportin Agjencisë Europiane të Drogërave  për vitin 2020.  

Për shkak të masave izoluese të vendosura në një numër vendesh evropiane,   lëndët narkotike të përdorura në ambiente shoqërore dhe festa panë një rënie të përdorimit.  

Por konsumimi i kokainës, kanabisit, amfemetaminës dhe ekstazisë ka ardhur edhe si pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit të tregut perseri kufizimet.

Drejtori i agjencisë, Alexis Goosdeel tha: "Ne duhet të shqetësohemi për pasojat ekonomike të krizës, disa komunitete mund të bëhen më të prekshëm ndaj problemeve të drogës dhe të fillojnë konsumin e tyre”.

Sipas studimeve  përdoruesit e drogës mund të jenë të ndjeshëm ndaj infektimit me Covid-19 dhe mund të jetë më i rrezikshëm për ata të cilët mund të kenë  dëmtuar sistemin imunitar.

Rreth 20 milion të rinj në Evropë mendohet se kanë përdorur drogë vitin e fundit.  

Ndërkohë që në shumicën e vendeve europiane vazhdon lufta për kapjen e ngarkesave me drogë.  Konfiskimet e kokainës janë në një numër rekord me 181 ton të kapur në 2018. 

Belgjika, Spanja dhe Hollanda janë vendet kryesore për përgjimin e sasive të mëdha.