Agustin Kola jep 'recetën' për triumfin në derbi: Egbo nuk rri pas presidentit

27 Shkurt 2020, 11:33

TIRANE- Duhet të kthehemi të paktën shtatë vite pas për të gjetur momentin e fundit kur Tirana vinte superiore në derbin me Partizanin sa i përket tabelës së klasifikimit. Gjithashtu një faktor që i favorizon bardheblutë është ecuria më shumë se pozitive në javët e fundit, pasi në nëntë takime në kampionat ka një barazim dhe tetë fitore. Për një ikonë të klubit bardheblu si Agustin Kola, ky moment që po kalon ekipi ka vetëm një shpjegim:

 “Kam qenë që në fillim pro trajneri Egbo. Ka 20 vjet që jeton në Tiranë, ka qenë lojtar i Tiranës, portier profesionist. Është njeri kërkues, familjar. Nuk është si këto të tjerët që rrinë gjithë ditën pas presidentëve. Ai e ka mendjen te fusha”, thotë Kola.

I pyetur për derbin e ditës së premte Agustin Kola thotë se dëshira e tij është që të fitojë Tirana.

“Dëshira ime është të fitojë Tirana, por derbi gjithmnonë përgjitjësi për ekipin e Tiranës. Si në kohën tonë edhe në kohën e sotme. Derbi gjithmonë ka sjellë bukuri. Ju e keni parë edhe kur Partizani ka qenë në kategorinë e dytë sërish është mbushur stadiumi. Në derbi fiton ai që ruan qetësinë në fushë, do përqendrim”, shprehet Kola.

Kola ishte i zhgënjyer për veprimet e disa prej tifozëve të cilët thyen stolat në stadiumin ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit me Kukësin.

“A ka gjë më të bukur se ai stadium që të bën për vetë?! Tifozët të mos meren me këto gjera, jo thyerje stolash, jo sharje, jo ofendime sepse e kam pa kohët e fundit që janë ngritur këto çështje. Fusha e lojës i ka të gjitha”, tregon Kola.