Ahmataj bën prapakthehu por humb besimin e skuadrës, dy ndeshjet e ardhshme 'ferr' për Tiranën

25 Nëntor 2019, 14:11

E diela pasdite ka qenë shumë intensive në shtëpinë e Tiranës, pasi presidenti Refik Halili ka sqaruar me trajnerin Ahmataj çështjen e dorëheqjes së këtij të fundit. Tekniku elbasanas raportohet se ka bërë prapakthehu, duke zgjedhur të vazhdojë si bardheblu, por fjalët pas humbjes më Skënderbeun, se ‘te Tirana sapo emërojnë një trajner mendojnë si ta heqin’, me siguri nuk do të kalojnë kaq lehtë.

Një sfidë më vete për Ahmatajn tashmë do të jetë për të fituar besimin e lojtarëve, si dhe për të bashkuar grupin, që nga fillimi i sezonit ka qenë pika e dobët e bardhebluve. Koha për të bërë diçka të tillë nuk premton, pasi në fundjavë bardheblutë do të përballen me Kukësin, një kundërshtar që aktualisht renditet në vendin e dytë dhe që lufton për titullin kampion.

Pas verilindorëve kryeqytetasit do të përballen më Partizanin në derbi, një tjetër sfidë me ndjeshmëri të madhe, ku në rast humbje me shumë mundësi do të kërkohet koka e trajnerit. Duke parë edhe lëkundjet e këtij të fundit koeficienti që do të largohet pas dy ndeshjesh është shumë i vogël.

Gjithsesi momentalisht Devolli me shokë duhet të presin ende për t’u uluar në pankinën përvëluese të bardhebluve.