Ahmetaj: 22 mijë familje jashtë asistencës sociale futen në paketën financiare....

23 Prill 2020, 12:03

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se në paketën financiare për përballimin e situatës së COVID-19 janë futur edhe 22 mijë familje që kishin dalë nga mbështetja e asistencës për shkak të pikëzimit.

Ahmetaj e bëri të ditur këtë fakt gjatë fjalës në parlament  ku argumentoi kërkesën e mazhorancës për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Ministri po ashtu bëri të ditur se janë aprovuar sot nga bankat 72 aplikimeve të bizneseve të mëdha për mbështetje për pagat e punonjësve, në sajë të garancisë sovrane, nga 100 milionë dollarë që është instrumenti i garancisë.