Ahmetaj flet për programin e PS: Paketë të dedikuar në favor të manifakturës! Amortizim i përshpejtuar në 3-4 vite për ta bërë tatim fitimin zero

13 Mars 2021, 14:24

 

Mninistri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një takimi me dy sipërmarrje fasonerie ka prezantuar programin e PS. Ai tha se në programin e Partisë Socialiste, kanë menduar një paketë të dedikuar masash ne favor të manifakturës: amortizim të përshpejtuar në 3-4 vite për ta bërë tatim fitimin zero! 100% mbulim i kostove për trajnimin e specialistëve; garanci sovrane 50 mln euro për të garantuar aksesin në financë; pagat deri në 40 mijë lekë, 0 taksa për shtetin.