Ahmetaj: Në shtator reforma e re, fusim anglishten në klasë të parë

29 Korrik 2020, 14:55

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj u shpreh sot në Kuvend se në shtator do të nisë një reformë e re në arsim, e cila sipas tij, ka të bëjë me futjen e anglishtes që në klasën e parë. “Do duhet ta dini ju të opozitës, që ne kemi nisur një reformë të re për fëmijët dhe prindërit e këtij vendi.

Kemi nisur anglisht në klasë të parë për nxënësit e republikës. Që ata të jenë gati për Global Economi.

Prindërve ju bën, ndoshta juve jo. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në këto vite. Ju më flisni për oligarkët. Taksa progresive i kthehu 110 mld dollarë atyre që ju i quani njerëz në nevojë.

Ne hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë, e rritëm pagën minimale. Ne do të ndjekim këtë model, për të përgatitur mandatin e tretë të kësaj maxhorance” tha ai.