Ahmetaj në shtëpitë e dëmtuara në Shijak: Po rindërtohen 508 banesa në këtë bashki

14 Gusht 2020, 15:27

Edhe në Bashkinë e Shijakut, një nga zonat ku pasojat e tërmetit u ndjenë më shumë puna ka nisur për rindërtimin e 508 shtëpive që u rrënuan mëngjesin e 26 nëntorit të një viti me parë.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj teksa inspektoi punimet në fshatin Rrubjek të Maminasit, zgjodhi t'u japë lajmin e mirë banoreve që presin të rikthehen në shtëpitë e tyre.

"Brenda shtatorit, këto familje do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja, shumë më të mira se sa ato që humbën", tha Ahmetaj.

Nga Maminasi, ku la edhe shenjën e tij në kantierin e ndërtimit, Ministri Ahmetaj këshilloi banorët dhe punojnësit e kantierit edhe për të ruajtur veten ndaj virusit covid 19 që po prek cdo ditë e më shumë qytetarë.