Ahmetaj: Nuk kemi probleme me furnizimin me ushqime

23 Mars 2020, 21:47

Ministri Arben Ahmetaj u shpreh sonte në Report Tv se nuk ka asnjë problem për furnizimin me ushqime dhe nevojat bazike.  "Kemi normalitet për furnizuesit e ushqimeve, dhe nuk ka asnjë problem në furnizimin afatgjatë të tregut për të gjitha ushqimet, nga baziket dhe ato përtej shportës. Cdo sipërmarrës në import që dëshiron që të blejë dhe porosisë sasi më të mëdha se normaliteti i tyre ata janë të lirë ta bëjnë dhe në fund të pandemisë nuk do të jenë shitur ne do ia blejmë përmes rezervës së shtetit" tha ai.

  •