Ahmetaj për Report Tv: Rindërtimi mbyllet në maj të 2022! Në 1 vit janë ndërtuar më shumë shkolla seç janë bërë në 30 vite! Opozita të vërtetojë në terren punën tonë

15 Janar 2021, 19:12 | Përditesimi i fundit: 2021-01-15 20:27:56

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për Report Tv tha se nga 11 000 mijë familje që ishin në çadra aktualisht janë 865 të tilla. Ahmetaj tha  se po punohet me një ritëm të shpejtë me shkollat, ku në një vit janë ndërtuar më shumë shkolla seç janë bërë në 30 vite.