Ahmetaj raporton për buxhetin faktik, Braçe e injoron, vjen pas 30 minutash dhe rri në celular gjithë kohës

16 Tetor 2018, 12:57

Arben Ahmetaj dhe Erion Braçe treguan edhe njëherë tjetër se raportet mes tyre nuk janë në ditët më të mira. Ministri i Financave raportoi sot përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktit 2017. Por, ndryshe nga deputetët e tjetër të maxhorancës, Braçe duket se nuk ka qenë fort i interesuar për shifrat e Ahmetajt. 

Ai është parë teksa përdor telefonin celular, thuajse gjatë gjithë raportimit të ministrit. Ndërsa vlen të theksohet gjithashtu se si rrallë herë, Braçe ka mbërritur 30 minuta me vonesë në komision.

Deputeti i socialist tregohet më i vëmendshëm kur nis të raportojë përfaqësuesja e KLSH. Edhe javën e kaluar në interpelancën në Kuvend, Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj replikuan për një sërë çështjesh, ndërsa nuk kursyen as ironitë ndaj njëri-tjetrit.