'Ai që s'voton për ty mos i bëftë hajër vaksina', Rama nga Shkodra: Vota s'ka lidhje!

31 Mars 2021, 14:46

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar vijimin e procesit të vaksinimit në qendrat shëndetësore në Shkodër, ku u shpreh i bindur se duke u bazuar në ecurinë e procesit, objektivi për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë brenda majit, mund të tejkalohet. Nga Shkodra, ai tha se një tjetër ambicie është edhe lehtësimi nga kufizimet për sezonin turistik, duke e quajtur një objektiv mëse të realizueshëm.

Gjatë inspektimeve një prej pensionistëve të vaksinuar ka shprehur mbështetjen për kryeministrin duke thënë se ‘ai që nuk voton Ramën, mos i bëftë hajër vaksina’. Por kryeministri i është përgjigjur duke thënë se vota nuk ka lidhje me vaksinën.Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ndërsa dje në ditën e tretë, kanë marrë dozën e parë 21.536 persona.