Aida Hajnaj pritet që të zyrtarizohet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, 3 rivalët u skualifikuan

27 Korrik 2020, 15:33

TIRANE-Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, pasi do të zgjidhet kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, procesi për kreun e 'FBI-së shqiptare' finalizohet këtë të hënë.

Report Tv mëson se Aida Hajnaj është e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar. SPAK shpall në orën 14:00 vendimin. Më pas emri do i dërgohet KLP-së për të vulosur propozimin.