‘Air Albania do presë edhe finale të tjera’, Duka: Qeveria do gjejë kohë për Ligën Profesioniste deri në fund të vitit

4 Dhjetor 2020, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2020-12-04 13:03:41

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolllit Armando Duka ka mbajtur sot (4 dhjetor) një konferencë ‘online’ duke marrë shkas nga përzgjedhja e stadiumit Air Albania si pritës i finales së Conference League.

Ky kompeticion do të organizohet nga UEFA që do të marrë jetë në sezonin 2021-2022.

Duka tha se përzgjedhja erdhi si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe besimit që ka UEFA te organizimi që mund t’i bëjë Shqipëria.

Ndërkohë presidenti i FSHF-së foli edhe për premtimet që qeveria ka dhënë për Ligën Profesioniste, e cila ishte për disa muaj në bojkot. Sipas Dukës megjithëse me vonesë qeveria do të mbajë fjalët për premtimet deri në fund të këtij viti.