Air Albania kthehet në arenë bamirësie, 3 ndeshje yjesh për të mbledhur para për të prekurit nga tërmeti

10 Janar 2020, 18:01

TIRANE- Stadiumi i ri në kryeqytet, ‘Air Albania’, do të kthehet sonte në një arenë për bamirësi. Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje nga gjysmë ore secila, mes tyre dy gjysmë finale dhe një finale.

Ndeshja e parë e përcaktuar me short është Shqipëri-Itali, ndërsa në 30 minutëshin e dytë do të përballen Greqia me Turqinë.