Ajax mund AEK-un, kualifikohet mes dhunës dhe molotovëve në Champions League

27 Nëntor 2018, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2018-11-27 21:45:24

Ajax ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Champions League mes dhunës të pashembulkt në Athinë. Gjatë ndeshjes të fituar me shifrat 0 me 2 kundër AEK-ut në transfertë, tifozët vendas kanë sulmuar me koktej molotov tifozët miq nga Holanda.

Si pasojë disa prej tyre janë përgjakur duke bërë që ndeshja e futbollit t'i përngjajë një situate lufte. Më shumë mundësi skuadra greke do të marrë një dënim të rëndë nga UEFA në ditët në vijim.

Sa i përket ndeshjes goli i parë nga Ajaks u shënua nga Tadiç në minutën e 68. Vetëm pas pak çastesh i njëjti lojtar kompletoi dopietën duke realizuar golin e dytë për holandezët.

Me këtë fitore Ajax renditet përkohësisht i pari me 11 pikë në Grupin E, 1 pikë më shume se Bayerni i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 18 mes Cskas së Moskës dhe PLZEN ka përfunduar me shifrat 1 me 2.