Ajdini: Vëllezërit Aliko i njoha në burg, i kam shokë dhe i premtova avokat

2 Mars 2020, 11:11

"Mua më parë më ka ndodhur një incident dhe kam qenë në burg, kam njohur vëllezërit Aliko, më kërkuan avokat se nuk kishin. Do t'ju gjej unë. I kam shokë si të tjerët. Henri ka dhe çështje të tjera. Nuk ka lidhje Henri, e ka salla e avokatisë. Sugjerova avokat të Henrit, që ka ai të tijit. Kisha bërë 2-3 takime që do takoheshim me avokatët, ne akoma nuk kishim marrë dosjen. Të gjithë përgjimet janë brenda ligjit. Nuk ka asnjë lloj premtimi, është çdo gjë brenda çdo lloj rregulli", tha Gazmir Ajdini.