Ajlin Petrela dhe nisma për tu edukuar me art

24 Dhjetor 2019, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2019-12-25 15:35:41

Ka qenë një rrëfim shumë i sinqertë ai i Ajlin Petrelës sot në studion e “Rreze Dielli”, ku ka folur për eksperiencën e saj si drejtoreshë e Qendrës Kulturore TEN, dhe nismën e ndërmarrë për kurse falas, me qëllimin për të edukuar me art fëmijët. Mëgjithatë, nuk kishte si t’i mungonte kësaj bisede, rrëfimi i Ajlinit për njohjen me Erion Isain, për të cilin thotë se e ka njohur si artist dhe jo si politikan. Futjen e këtij të fundit në politikë, e konsideron si diçka që e plotëson bashkëshortin e saj.