‘Ajo që nuk të vret të bën më të fortë', personazhet publikë Reflektoni dhe ndërgjegjësohuni!

25 Mars 2020, 14:56

Në një kohë kur Shqipëria numëron 5 viktima nga koronavirus, më shumë se 120 persona të prekur dhe kur harta e qyteteve të vendit ku ka raste me Covid-19 është zgjeruar, njerëzit po ndërgjegjesohen gjithnjë e më shumë se “lufta" ndaj virusit vdekjeprurës është gjithnjë e më e vështirë.Thirrjes “Qëndro në shtëpi" i janë bashkuar personazhe të njohur ose jo të vendit, artistë, botues, balerinë e tenorë. Sot kjo thirrje vjen edhe nga botuesja Arlinda Dudaj, tenori Denis Skura etj.