Akademia e Sigurisë/ Përfundon testi me shkrim për 2700 aplikantë

15 Tetor 2018, 15:19

Ka përfunduar testi me shkrim në fazën e parë të konkurrimit në Policinë e Shtetit. 2700 aplikantë konkurrojnë për 150 vende në Policinë e Shtetit. Testimi me shkrim është zhvilluar sot  dhe do të vijojë edhe nesër në bazë të qarqeve nga vijnë aplikantët. Testimi është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.

Aplikantët janë testuar sot mbi njohuritë e përgjithshme nga shkolla e mesme, ndërkohë që fazat e tjera të testimit janë testimi fizik dhe ai psikologjik. Testimi me shkrim është monitoruar me kamera dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, nga SHÇBA, ICITAP e PAMECA.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka theksuar:

"Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve që iu përgjigjët thirrjes sonë për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes në Akademinë e Rendit dhe Sigurisë, iu përgjigjët jo vetëm thirrjes sonë, por dhe dëshirës tuaj për tu bërë pjesë e organizatës së Policisë. Që të jesh punonjës Policie nuk është vetëm privilegj, por dhe është sakrificë dhe ata të cilët do të arrijnë të kalojnë me sukses këtë proces, do të sakrifikojnë nga jeta e tyre, nga koha e lirë e tyre, do të privohen nga disa të drejta, por gjithsesi që të shërbesh në organizatën e Policisë është një privilegj. E tha edhe drejtori i Akademisë që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i gjatë, do të jetë transparent dhe unë nuk dua që t’ju shtoj më shumë emocione për faktin se sot do të jetë një ditë e gjatë për ju. Ju uroj të gjithëve suksese dhe le të fitojnë më të mirët".

Në një deklaratë për mediat dje, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, kërkoi kujdes nga aplikantët duke treguar edhe pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.

Në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë. Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t’i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema

Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.

Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.