Akord mes Elliott dhe Louis Viutton, njeriu i dytë më i pasur në botë gëzon tifozët e Milanit

13 Janar 2020, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2020-01-13 14:24:30

Milan po kalon në një fazë tranzicioni e cila ngjan me atë të Interit pak vite më parë, por ashtu si te zikaltërit edhe te ‘djalli’ duket se ka shpresë në fund të tunelit. Shpresa quhet Bernard Arnault, pronari i markës së njohur të veshjeve Luois Viutton, i cili sipas raportimeve në Itali është shumë afër blrerjes së klubit kuqezi.

Gazeta ‘La Repubblica’ ka kohë që këmbëngul se marrëveshja do të bëhet shumë shpejt’. Madje sipas saj palët kanë rafitikuar një para dakordësi ku janë parë edhe parametrat financiarë, si borxhet e tjetër. Ndërkohë ajo që e rrit më shumë dozat e optimizmit është një status në rrjetet sociale i gazetarit Luca Serafini, i cili në Itali njihet për lidhjet e ngushta me Milanin.

Ai shkruan: “Akord mes Elliot, kompanisë që ka aktualisht Milanin dhe Louis Viutton. Rafitikimi do të vijë me aprovimin e projektit për stadiumin e ri.”