Aksi Qafë-Thanë i bllokuar prej 8 orësh, 3 makina braktisen! Borëpastrueset gati të ndërhyjnë! Në radhë presin fëmijë e gra shtatzëna

14 Shkurt 2021, 19:08

Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë vijon të jetë i bllokuar prej gati 8 orësh.

Dhjetra automjete presin të kalojnë në dy senset e rrugës. Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë.

 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë një tjetër shkak për këtë bllokim. Pritet ndërhyrja me mjete të vogla boërpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.

Situata është mjaft e vështirë pasi në radhë presin gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzënë. Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës. Borëpastruest kanë filluar punën.