Aksi rrugor Fier-Ballsh në degradim, drejtuesit e mjeteve: Paguajmë taksat, po na dëmtohen mjetet

19 Dhjetor 2020, 18:16

Me gropa të shumta dhe rrëshqitje në shumë pjesë të saj, rruga që lidh Ballshin me Fierin, është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Ata ankohen se nga prezenca e gropave në rrugë ju janë dëmtuar edhe mjetet. Teksa bëjnë thirrje që të zgjidhet kjo gangrenë e cila e shoqëron këtë rrugë prej vitesh.