Aksident afër mbikalimit të Patokut, 4 të plagosur rëndë

6 Maj 2019, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2019-05-06 16:13:46

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin në Milot- Mamurras, si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Patokut, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia e rrugës. Identiteti i personave të plagosur nuk dihet ende.

Siç mund të shikohet në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, automjeti është përplasur me bordurat mbrojtëse. Duke parë se sa është dëmtuar automjeti në pjesën e ti të përparme, mund të thuhet se përplasja ka qenë shumë e fortë.  

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.