Një këmbësor është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në qytetin e Elbasanit. Siç mund të shihni edhe në pamjet e para të siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, makina që ka shkaktuar aksidentin është një ‘Benz’ me targa EL 3866 C. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syria Dylgjeri”.
Po të shohësh pamjet, aksidenti ka ndodhur pranë vijave të bardha. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
I aksidentuari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur mësohet të jetë dërguar për kurim në Spitalin e Elbasanit
