Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku sii pasojë e përplasjes së dy motorëve ka ndërruar jetë një 54 vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, ku personi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë V. B., dhe është dëmtuar F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
