Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur

5 Maj, 13:57

Një aksident i fortë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetër duke shkaktuar plagosjen e dy shoferëve, të cilët janë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.