Aksident i fortë në Berat/ Shoferi dhe pasagjeri plagosen në pjesë të ndryshme të trupit! Shkak shpejtësia

4 Janar 2021, 14:16 | Përditesimi: 4 Janar 2021, 14:19

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat. Një mjet, tip Mercedez Benz me targa AA 779 HE ka goditur nga pas makinën, tip Range Rover, me targa AA 444 VC.

Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

r.k./Shqiptarja.com