Aksident i frikshëm mes dy makinave në Fier, lëndohen lehtë disa persona

24 Maj 2020, 19:27 | Përditesimi i fundit: 2020-05-24 19:39:38

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, por fatmirësisht me disa persona të dëmtuar lehtë. Dy makina një tip "Nissan" dhe një "Ford" janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo të lënduar serioz në njerëz. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Ferme Clirim"

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e njërit prej mjeteve, frenimi i të cilit duket edhe në shenjat e lëna në rrugë.