Aksident i katërfishtë në aksin Maminas-Durrë, makinat bëhen copë e cikë

11 Gusht 2020, 14:33

DURRËS- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Maminas-Durrës, por ka vetëm me dëme materiale.

Në vendin e quajtur Mapei në Shijak mjeti tip "Audi" me targa AA898TJ me drejtues Gramos Meminaj, mjeti tip "Ford" me targa AA926YJ, drejtues Ylli Veizaj, mjeti tip "Benz" me targa AA371MR me drejtuese Suzana Aga dhe mjeti tip "Benz" me targa AA 599 UD me drejtues Altin Vrapin janë përplasur me njëri-tjetrin.Fatmirësisht asnjë nga 4 drejtuesit nuk është dëmtuar, por vetëm ka pasur dëme materiale, ku makinat janë bërë copë e çikë. Akoma nuk dihet shkaku i aksidentit të tyre.