Report TV - Aksident i rëndë në aksin Sarandë - Ksamil, plagoset rëndë maqedonasi

10 Gusht 2020, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 13:51:37

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mesditën e sotme në Sarandë dhe Vlorë, ku ka ndërruar jetë një 65-vjeçar shqiptar dhe është plagosur rëndë një 46-vjeçar maqedonas. Një aksident i rëndë në aksin Sarandë - Ksamil, ku ka ndërruar jetë një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte nga Saranda drejt Ksamilit. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në Berdenesh dhe drejt vendit të ngjarjes po shkon ambulanca dhe policia. Viktima është identifikuar si Ristovski Trajsen, 46 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin "Petro Nako" të Sarandës.Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një zonë shkëmbore në anë të rrugës.