Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur

6 Mars 2020, 21:43

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një këmbësor rreth 50 vjeç i gjinisë mashkull.

Dyshohet e viktima të ishte endacak dhe nuk ka pasur dokumente identifikim me  vete.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka devijuar në rrugën dytësore.