Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen tre mjete, disa të plagosur

1 Korrik 2020, 15:03

Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi duke shkaktuar disa të plagosur. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.