Aksident i rëndë në Elbasan! Motori i pret rrugën makinës së policisë, drejtuesi në gjendje të rëndë

17 Qershor 2020, 14:14

ELBASAN- Aksident i rëndë më Fushë Labinot, në fshatin Mengel, ku janë përplasur dy automjete dhe një motor. Sipas informacioneve motori i ka prerë rrugën makinës së policisë.

Drejtuesi i motorit është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë.