Aksident i rëndë në Fier, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur! Tre ambulanca në vendngjarje

9 Qershor 2022, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 21:17:35

Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Buzmadh të Fierit.

Sipas burimeve të Report Tv, mësohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona ndërsa 2 të tjerë kanë humbur jetën. Tre ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes ku janë transportuar të plagosurit drejt spitalit.