Aksident i rëndë në Laç/ Plagosen rëndë burrë e grua, dërgohen me urgjencë te Trauma

15 Dhjetor 2019, 20:01

LAÇ- Një aksident rrugor është regjistruar pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Patokut”, ku kanë mbetur të plagosur rëndë burrë e grua.

Burime për Report Tv bëjnë e dije se si pasojë e aksidentit, motivi i së cilit nuk dihet ende, çifti kanë marrë plagë të shumta në trup, për këtë arsye janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.