Aksident i rëndë në tuneli Tiranë-Elbasan, plagosen 2 drejtuesit e mjeteve e nisen drejt Traumës!

24 Dhjetor 2020, 13:16 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 15:31

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme pranë tunelit në aksin-rrugor Tiranë-Elbasan. Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy makina janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe janë është nisur drejt spitalit të Traumës. Ky aksident ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks.

"Me date 24.12.2020, rreth orës  12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy  drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

b.ha./Shqiptarja.com