Aksident i rëndë/ Përplasje e fortë mes 2 makinave në Lezhë, 4 të plagosur

18 Qershor 2022, 18:48

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo. Si pasojë janë  përplasur dy makina dhe raportohet për 4 persona të plagosur të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.