Aksident i tmerrshëm në F1, makina ndahet në dysh dhe merr flakë në pistë

29 Nëntor 2020, 15:43 | Përditesimi i fundit: 2020-11-29 15:43:20

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Në kthesën e tretë të xhiros së parë, piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe përplaset me muret mbrojtëse.

Në momentin e përplasjes, makina merr flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë. F1 njoftoi se piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina në flakë, ndërsa pamjet e tregojnë pilotin në makinën e sigurisë, duke folur me komisarët e pistës.Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje.