Aksident i 3-fishtë në autostradën Tiranë-Durrës! 'Benzi' përplaset me 'Opelin' e furgonin

27 Shtator 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-09-27 11:05:06

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Titanë-Durrës, duke lënë të plagosur dy persona. Përplasja fillestare ka ndodhur mes dy makinave, ku një mjeti tip "Benz" i ka rënë nga pas makinës tip "Opel" duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dyja mjetet. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv të dy makinat janë bërë shoshë. Pas përplasjes, makina "Opel" është rrotulluar në rrugë duke përfshirë në aksident edhe një fugon. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona që udhëtonin me makinë tip "Opel". Të plagosurit janë dërguar për mjekim në Spiralin e Durrësit dhe ndodhej jashtë rreziku për jetën.Policia ndodhen në vendin e ngjarje spër zbardhjen e plotë të aksidentit.