Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset lehtë pasagjeri...shpëtojnë mrekullisht 3 shoferët

22 Gusht 2020, 21:04

ELBASAN- Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një person ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh. Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se mjeti fugon tip "Benz", me drejtues A.Gj., 27 vjeç është përplasur me mjetet tip "Volkswagen", me drejtues G.M., 37 vjeç dhe me mjetin tip "Benz", me shofer Gj.H., 51 vjeç.