Aksident i trefishtë në mesnatë në Fushë Krujë, plagosen rëndë 6 vajza, dërgohen te 'Trauma'

21 Gusht 2020, 07:33

TIRANE-Gjashtë vajza janë plagosur nga një aksident i trefishtë që ka ndodhur në mesnatë në aksin Fushë Krujë- Milot në afërsi të fshatit Luz.

Nga përplasja e 3 makinave u plagosën rëndë 6 vajza, 5 prej të cilave udhëtonin në makinën tip 'Benz a class' të drejtuar nga Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra dhe një nga Lezha, që po udhëtonte në një tjetër mjet tip 'Peugeot', Alketa Volaj 33-vjeçe.