Aksident masiv në Shkodër, 5 makina përplasen me njëra-tjetrën

12 Nëntor 2020, 10:39 | Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 10:39

Një aksident masiv është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit te Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 5 makina janë përplasur me njëra -tjetrën në lagjen Bahcallë.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti nderkohë që ende nuk dihen motivet e tij.Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale si pasojë e përplasjes së mjeteve.

b.ha./Shqiptarja.com