Aksident masiv në Tiranë, 'Audi' merr para 6 makina

26 Prill 2019, 22:50 | Përditesimi: 26 Prill 2019, 22:50

Një aksident masiv ka ndodhur pranë stadiumi Dinamo në Tiranë ku një makinë tip 'Audi' është përplasur me disa makina të tjera. Mësohet se drejtuesi i 'Audit' ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas është përplasur me një automjet tjetër të parkuar duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Në këtë aksident përveç Audit janë dëmtuar edhe 6 makina të tjera ku disa prej tyre janë luksoze të tipit 'BMË ' dhe 'Benz'. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur por vetëm për dëme të mëdha materiale.

r.k./Shqiptarja.com