Aksident masiv në Vlorë, 5 të plagosur

12 Shkurt 2020, 17:12

Dy makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkepi të Vlorës, ndërsa 3  ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Një makinë tip Benz me targa AA 502 YC është përplasur me një makiinë tjetër, ndërsa përplasja ka qenë e fortë pasi dëmet materiale të dy makinave janë të kosniderueshme. Burimet konfirmojnë se 3 nga të plagosurit janë dërguar në spital me ambulancën e parë.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe zbulimin e shkaqeve të tij, që shkaktoi 5 të plagosur.